Të hënën pritet rritje e intensitetit të reshjeve. Ato priten të arrijnë deri mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
RESHJET
Nesër (e hënë dt.08) pritet rritje e intensitetit të reshjeve, ato priten të arrijnë deri mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 15 °C
në vendet e ulëta: 11 /15 °C
në vendet malore: 5 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e diel dt.07) dhe nesër (e hënë dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.