Një fshehje dhe manipulim kriminal me urdhër nga lart. Rama dhe Veliaj po mbrojnë Mira Kazhanin…

0
106

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksidentin ku u përfshi gazetarja Mira Kazhani ditën e sotme. Berisha denoncon se, personi që ka aksidentuar Kazhani, është në gjendje kritike dhe se Rama së bashku me Veliajn po mbrojnë gazetaren.

Mesazhi i Berishës

“Një fshehje dhe manipulim kriminal me urdhër nga lart i aksidentit të një njeriu që tani po lufton me jetën!

Te dashur miq, gazetarja Mira Kazhani ka aksidentuar rëndë një njeri.

E gjithe makineria kriminale e narkoshtetit nga kreu i meduzes tek Lal Plehu denoncohen se janë angazhuar në mbulimin dhe manipulim kriminal të ngjarjes tragjike të një njëriu që po lufton me vdekje në spital.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim, manipulim kriminal të këtij aksidenti i uroj të aksidentuarit shërim të plotë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor! Dua te denoncoj perfshirjen e policise ne manipulimin dhe fshehjen e se vertetes per aksidentin e shkaktuar sot nga Mira Kazhani.

Çdokujt mund t’i ndodhë një aksident i tille fatkeq, por eshte revoltuese, kur policia behet pale, ne kete rast, me dike qe ka mbrojtjen e pushtetit dhe nuk thote te verteten per te aksidentuarin.

Disa redaksi lajmesh e kane informacion, por nuk e publikojne, sepse per Mira Kazhanin ka nderhyre Erion Veliaj dhe shefat e medhenj te policise. Telefonata te rendesishme jane bere edhe nga kryeministria. Shoqja e ngushte e Mira Kazhanit eshte nje nga grate qe preferon aktualisht Edi Rama, i cili i ka besuar nje rubrike ne ERTV.

Policia thote se i aksidentuari po ndiqet nga mjeket pa shpjeguar gjendjen e tij, siç ben zakonisht.

E verteta eshte se i aksidentuari ndodhet ne gjendje shume te rende ne spitalin ushtarak dhe, per shkak te demtimeve te renda, nuk eshte identifikuar ende.

Ai eshte ne koma, me frymemarrje artificiale, pasi ka pesuar goditje te rende ne koke, goditje te forte ne kraharor dhe ka çarje te mushkerise.

Policia nuk i thote keto ne njoftimin e vet, por kujdeset t’u thote njerezve se gazetarja qe financohet nga Erion Veliaj dhe nuk dihet si e ka vene pasurine keto vitet e fundit, eshte vene ne dispozicion te hetimeve.

Duke uruar qe i aksidentuari ta kaloje rrezikun per jeten, ju kerkoj ta publikoni kete informacion, qe tregon sesa pa dinjitet i trajton kjo qeveri jetet e atyre qe nuk kane lidhje me pushtetin, edhe kur keto jete jane ne vijen qe i ndan ata me vdekjen.

Me respekt, nga nje oficer policie, qe i vjen turp nga uniforma qe mban”,-denoncon qytetari dixhital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here