U shkëput nga muzika për të dashurën, Noizy bind këngëtarin shqiptar të rikthehet….

0
166

Ishte viti 2007 kur Altin sulku u shkëput nga muzika për një arsye shumë të fortë.

Ai deklaroi në emisionin “Why Not” në RTV Ora se partnerja e tij kishte probleme shëndetësore dhe ai nuk ishte shpirtërisht tek muzika.

“Nga 2007 u shkëputa për një periudhë 6-7 vite që nuk më bëri mirë për karrierën. Pata një pauzë për arsye familjare, gjë që nuk duhet ta bëja, por e bëra.

Pati disa probleme të vetat shëndetësore dhe ne kur këndojmë, këndojmë me pasion. Unë asaj kohe, nuk isha shpirtërisht tek muzika, por tek ai njeri që kishte problemet e veta”.

 

Fatmirësisht, ishte kushëriri i tij, reperi i njohur Noizy që riktheu Altinin në muzikë, duke e kthyer sërish në një prej artistëve më të preferuar të publikut shqiptar.

“ Unë e kam thënë dhe e them vazhdimisht që Noizy-n, e kam djalë daje, ka qenë një shtysë e madhe. Kur do bënim klipin e parë ishim rrugës për Kosovë, do ta xhironim atje. Rrugës i them, dëgjo, unë kot po merrem, më mirë të iki diku jashtë, se tani ka ndryshuar stili”.

“Çfarë thua më tha? Ti e ke zërin shumë të mirë. Ti do këndosh zhanerin tënd, jo hip hop. Mbështetjen time do e kesh gjithmonë dhe shiko cfarë do bësh pas nja 2-3 vitesh. Duhen 2-3 vite punë”, tha Sulku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here