Fatkeqësi në rast se opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhje! Zyrtari amerikan ”hap thesin” me….

0
134

Matthew Palmer në një takim që ka pasur me gazetarët, ka folur për disa çështje të ndryshme që nga influenca ruse, deri te zgjidhja e krizës politike.

Palmer është shprehur se nuk ka ardhur në vendin tonë si negociator mes dy kampeve, ndërsa ka shtuar se do të ishte fatkeqësi në rast se opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.

Palmer ka folur dhe për lobimin e PD-së për emrin e ambasadores Kalavec, që u refuzua nga senati, teksa tha se kjo është një çështje ende nën hetim.

Kriza politike: Nuk jam në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike. Inkurajoj të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik.

Influenca ruse në rajon, Palmer: Amerika kërkon transparecë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencën.

Lidhur me ambasadorin e ri, Palmer është shprehur: Çështja Kalavec është nën hetim, nuk mund të jap detaje, shpresoj që së shpejti të kemi një emër.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, zyrtari amerikan:  Ne mbështesim një marrëveshje mes dy vendeve, duhet ta njohin njëra-tjetrin. Çështja e kufijve nuk është në qendër të kesaj marrëveshje.

Kujtojmë se Palmer ka ardhur prej ditës së djeshme në Tiranë, ku zhvilloi një takim dhe me kryeministrin Rama, ndërsa sot do të takojë presidentin Meta dhe krerët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here