Në një postim në facebook, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur ditën e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza, ku persona të armatosur e me maska vodhën një sasi të kosniderueshme parash.
Postimi i plotë:
De-ja vu
Grabiten miliona euro.
Ne te njejtin vend ( brenda aeroportit, Rinas)
Me te njejten menyre ( grabitje me arme furgonit te blinduar nga grabites me uniforma ushtarake dhe makine shteterore).
Grabitesit u larguan ne te njejtin drejtim.
Grabitja ndodh ne te njejtin konteks kohor dhe politik ; pak muaj perpara zgjedhjeve.
Policia edhe kete here eshte e zene duke dhunuar qytetaret e thjeshte
A mund te jene te gjitha rastesi ?!
P.S
Harrova nje “detaj”; kete here ka dhe te vrare…