Ngjarja e fundit/ Neritan Sejamini: Rama kapi drejtësinë, ndaj banorët bëjnë “drejtësi” me hunj në dorë

0
180

Analisti i njohur Neritan Sejamini, ka folur rreth situatës aktuale politike të krijuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e dy ditëve të fundit me baniorët e zonës së Bregut të Lumit në Tiranë, banesat e të cilëve parashikohen për t’u shembur si pasojë e zbatimit të projektit të Bashkisë për Bulevardi e ri, përmes rrjeteve sociale, Sejamini akuzon direkt kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të situatës kritike në drejtësi, ku sipas tij, Rama me reformën në “drejtësi” eleminoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë. Dhe me këtë kapje të drejtësisë nga ana e Ramës, Sejami thekson, se tashmë banorëve nuk u ka mbetur asnjë rruëg tjetër për të kërkuar drejtësinë, përveçse me hunj dhe gurë për të mbrojtur pronën e tyre.

“Edi Rama me reformën në “drejtësi” eleminoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë. Tani, ai mund të nxjerrë kë të dojë nga shtëpitë dhe rrëmbejë prona në mënyrë arbitrare dhe me dhunë, dhe nuk e ndal dot asgjë. Në kushtet kur njerëzit nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore dhe kushtetuese, atyre u mbetet vetëm vetëmbrojtja me hunj dhe gurë. Dhe kjo po ndodh çdo ditë.

Këtë nuk pranojnë dot ata që (në mënyrë hipokrite) deklarojnë reformën në drejtësi si sukses i madh: faktin se ajo jo vetëm që nuk po e pastron sistemin nga të korruptuarit dhe të paaftët, por, të paktën deri tani, ka zhdukur edhe të drejtën e njerëzve për të kërkuar drejtësi në rrugë ligjore, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të grabisë prona pubike dhe private e shkelë të drejtat e kujt të dojë, duke çuar në përplasje fizike”, shprehet Neritan Sejamini në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here