Edi Rama i drejtohet Elez Biberajt përmes një letre me tone dhe argumente qesharake.
Në realitet, në këto momente kur të gjithë kancelaritë e vendeve Europiane janë të bindur se në vendet e Ballkanit, e konkretisht në Shqipëri, qeverisjet e korruptuara kanë kapur shtetin, Rama, hallin më të madh e ka se është cilësuar ‘më i korruptuar’.
Pra që jo vetëm ka qënë i korruptuar edhe më parë, por tani është bërë edhe ‘më i korruptuar’…
Rama, përmes hilesh dhe përdredhjesh tinzare, madje pranon se mund të jetë bërë edhe ‘më arrogant’ apo edhe ‘më autoritar’, vetëm e vetëm të heqë njollën e ‘më të korruptuarit’ që në realitet s’mund ta heqë as me zbardhuesit më të fuqishëm në botë, sepse:
- Shumica e shqiptarëve janë të bindur se Rama është drejtuesi i një qeverie të korruptuar apo thënë ndryshe kleptokratike, pra Rama është kryekleptokrati, arrogant, autoritar;
- Se mbi 62 % e shqiptarëve duan të emigrojnë, se janë të papunë e të varfër për shkak të korrupsionit qeveritar, pra sepse vëndi drejtohet nga një qeveri kleptokratike…dhe Rama drejtuesi i kësaj qeverie kleptokratike që është ndërkohë edhe autoritar, edhe arrogant…
- Qeverisjen e tij e kanë stigmatizuar për korrupsion dhe lidhje të ngushta me krimin në të gjithë raportet e Komisionit Europian, të Bankes Botërore, të DASH, e tjerë…pra e kanë cilësuar qeverisjen e drejtuar nga Rama, qeverisje kleptokratike, prej nga rezulton se Rama është drejtuesi i një qeverie kleptokratike… dhe për më tepër është edhe arrogant, edhe autoritar..
- Shumë parlamente të vendeve të BE, konkretisht të Gjermanisë, Hollandës, e tjerë, kanë refuzuar të hapen negociatat e BE me qeverinë Rama, sepse qeveria është e korruptuar…pra kleptokratike… dhe Rama është drejtuesi i saj është kryekleptokrati, arrogant dhe autoritar…
- Në raportet e DASH dhe të agjencive ndërkombëtare të antidrogës, Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës cilësohet jo vetëm si një vend më korrupsion të lartë por edhe si vend tranzit i trafikimit të drogave të forta dhe të pastrimit të parave… pra qeveria e Tiranës është një qeveri kleptokratike dhe Rama është drejtuesi i një qeverie kleptokratike, por edhe arrogant e autoritar…
- Elez Biberaj arrin në përfundimin se Edi Rama është ‘më i korruptuar’ apo më saktë drejtuesi i një qeverie kleptokratike pasi ka lexuar shumë raporte ku ndër të tjera thuhet se ‘qeveria Rama kryen tendera pa garë, nënshkruan kontrata okulte me biznesmenë, klientë të qeverisë që shkelin rregullat e lojës dhe konkurrencën në treg’….
Nuk ka asnjë dyshim se qeveria Rama është kleptokratike dhe Rama është drejtuesi i qeverisë kleptokratike…A mund të quhet Rama në këtë rast i ‘korruptuar’ apo ‘hajdut’?
Mbetet të kryhet një sondazh në të gjithë mediat on line dhe nga fondacionet serioze të sondazheve me pyetjen: ‘A është Rama i korruptuar, hajdut apo kleoptokrat?’, që Edi Rama të kuptojë se çfarë mendojnë realisht shqiptarët…
Rama për tu shmangur këtij etiketimi që i bëjnë shqiptarë, pyet: ku i keni provat dhe faktet? Dita për të provuar me fakte e prova sa i korruptuar është Rama po vjen me shpejtësi. Sapo të largohet nga nga karrigia e kryeministrit dhe të çlirohet drejtësia nga kapja që i ka bërë me njerzit e tij besnikë, Rama do ta shikojë veten të ulur në karrigen e të akuzuarit si kleptokrat…dhe kështu do të nisë zbulimi i fakteve dhe provave dhe ndëshkimi i Ramës me akuzën i ‘KORRUPTUAR’….sado të ketë maskuar apo fshehur provat.
Aktualisht Edi Rama përdridhet në ERTV sepse ai s’është as thjesht një hajdut, as një hajdut i thjeshtë, por është ideuesi e drejtuesi i një regjimi kleptokratik, autoritar, arrogant, e madje çdo ditë e më pervers…