Gazetari Ylli Rakipi ka hedhur në gjyq Edi Ramën.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari Rakipi në një deklaratë për mediat.
Gazetari është shprehur se ka hedhur në gjyq kryeministrin e Shqipërisë për shpifje.
‘Ky është një njeri që ka blerë mediat ka blerë gjithçka. Kundër padia që kam bërë për Edi Ramën, unë do të kërkoj që seanca të bëhet me dyer të hapura, që njerëzit të njohin Edi Ramën e vërtetë’’, tha ndër të tjera Ylli Rakipi.