Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa janë përplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, KU VIKTIMA KANë MBETUR Diana Mjeshtri 45 vjece dhe Luljeta Zefi 39 vjece.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se dy murgesha nga Kosova të identifikuar si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhetonin 4 persona që kanë mbëtur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUD” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgesha.
Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha , Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. Fouristrada ka tentuar që të frenojë por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar. Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. 5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.