“E turpshme! Ish-deputeti nxjerr faktet: Ekselenca blihet, çfarë u kërkohet prindërve

0
180

Sipas Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boci, drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të derdhin para në llogaritë bankare. Ish-deputeti, shprehet ndër të tjera në postimin e tij të “Facebook” se në vend që shkollat të stimulojnë ekselentët ndodh e kundërta, u merret para. Sipas Boçit ekselenca blihet me para.

“Jep 25 mijë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.”-shkruan Boçi.

Postimi i Luçiano Boçit
E TURPSHME!
…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.
Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.
Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.

Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.
Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.
Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull
Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.
Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë.
Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.
p.s
Mos harroni gjyqin!!!
Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here