Edi Rama emëron Eni Vasilin në Këshillin e Statistikave

0
144

 

Këshilli I Ministrave miratoi vendimin për lirimin e një anëtari dhe emërimin e disa anëtarëve të këshillit të statistikave. Ajo që bie në sy është emërimi i Arbjan Maznikut si dhe i gazetares Eni Vasili si përfaqësuese e medias.

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN KUVENDIT PËR LIRIMIN E NJË ANËTARI DHE EMËRIMIN E DISA ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Propozimin Kuvendit për lirimin e z. Adrian Kamenica nga detyra e anëtarit të Këshillit të Statistikave.
2. Propozimin Kuvendit për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave, si më poshtë vijon:
a) Z. Arbjan Mazniku, përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore;
b) Znj. Majlinda Dhuka, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
c) Znj. Oriana Arapi, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
ç) Znj. Albana Çami, përfaqësuese e botës akademike;
d) Znj. Eni Vasili, përfaqësuese e medias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here