Mësohet se grabitja ka ndodhur në momentin që po ndërroheshin dhe turnet e stafit të aeroportit.
Një ditë pas grabitjes spektakolare të rreth 10 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, policia ka zbardhur dinamikën duke rindërtuar skemën sesi autorët kanë hyrë në pistën e avionëve.
Grupi i armatosur duke lëvizur me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ka hyrë nga porta metalike që shërbente për kalimin e zjarrfikësve, ku kanë spostuar një bllok betoni që përdorej si mbrojtëse dhe më pas kanë prerë zinxhirin dhe më pas kanë hyrë lehtësisht deri tek avioni që do të transportonte paratë në Vjenë.
Autorët, të veshur si komando brenda 90 sekondave kanë marrë thasët me para nën kërcënimin e armëve dhe kanë dalë pikërisht nga kjo derë këtu, për të vazhduar më pas në drejtim të Tapizës.
Punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të fugonit të grabitësve duke shkëmbyer zjarr me ta pas 950 metrash ndjekje pranë urës së Tapizës, ku mbeti dhe i vdekur Admir Murataj.
Nga të dhënat e para nga grupi hetimor, dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete.
Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur në Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një furgon të gjetur në zonën e Tapizës.
Vendi ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit është zonë e banuar, ndërsa banorët shprehen se janë tmerruar nga të shtënat me armë.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2245350935729074/