Grabitja në Rinas/ Jehonë gazeta e madhe gjermane: Krimi i organizuar problem i madh në Shqipëri!

0
136

Gazeta e madhe gjermane Bild ka pasqyruar grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në Rinas. Bild pasi e cilëson si një skenë dramatike atë që ndodhi në pistën e aeroportit, ku grabitës të armatosur rëndë bastisën një avion të kompanisë ajrore austriake Austrian Airlines teksa po ngarkoheshin thasët me para, shkruan se krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri.

“Bandat shpesh organizohen në struktura klanore, që e bën të vështirë për t’u depërtuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Së fundmi, tre vjet më parë, një automjet me para u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës”, shkruan Bild.

Ja çfarë shkruan Bild

Skena dramatike në aeroportin e Tiranës! Grabitës të armatosur rëndë bastisën një avion të kompanisë ajrore austriake Austrian Airlines teksa po ngarkoheshin thasët me para. Mendohet se ata morën 10 milionë euro, ndërsa në bord ishin 134 pasagjerë që po prisnin fluturimin e tyre për në Vjenë.

Një zëdhënëse e AUA e konfirmoi grabitjen në kryeqytetin shqiptar. Autorët u futën përmes zonës së aksesit për shërbimin e zjarrfikëses dhe shkuan deri në pistë ku gjendej avioni Airbus A320 me numër fluturimi OS848 dhe me motorët e ndezur tashmë.

Dëshmitarët përshkruan se si tre burra të maskuar me kostume luftarake detyruan punëtorët e ngarkimit që të shtrihen përtokë.

Duket se autorët e dinin shumë mirë se çfarë synonin: mediat shqiptarët thonë se tre banka po fluturonin sasinë e parave drejt Austrisë.

Grabitësit morën thasët me para, që sapo ishin shkarkuar nga një automjet i transportit të vlerave monetare, dhe u arratisën.

Policia u vu menjëherë në ndjekje dhe pas 800 metrash pati një shkëmbim zjarri. Hajdutët hapën zjarr, sipas hetuesve, kurse policia reagoi. Një prej kriminelëve u godit për vdekje. Të tjerët e hodhin trupin e tij nga makina.

Të vrarit iu gjet një pushkë sulmi, disa revista dhe një granatë. Më vonë policia gjeti një furgon të djegur të bandës, që pavarësisht ndjekjes me helikopter, u zhdukën. Policia ka nisur një kërkim në shkallë të gjerë.

Se sa para është vjedhur, nuk bëhet e ditur zyrtarisht. Mediat shqiptare thanë fillimisht se janë 2 milionë euro. Më vonë u tha, nga burime policore, se plaçka ishte pesëfish më e madhe.

Krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri. Bandat shpesh organizohen në struktura klanore, që e bën të vështirë për t’u depërtuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Së fundmi, tre vjet më parë, një automjet me para u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës.

Pasagjerët e Austrian Airlines shpëtuan nga ky tmerr. Avioni i tyre u ul në Vjenë dy orë e gjysmë me vonesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here