Ja kush është autori kryesor i grabitjes në Rinas…

0
150

Autori i vrarë i grabitjes së djeshme të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj, i cili u vra dje nga forcat e policisë, sipas burimeve policore.

Kanë qenë fillimisht mediat greke mbrëmjen e djeshme raportuan se personi i vrarë në aksionin e grabitjes së parave është Admir Murataj, person ky i njohur për autoiritetet greke.

Mediat greke raportuan se Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Admir Murataj akuzohet gjithashtu për grabitjen e 850 mijë euro në maj  të 2013 nga Banka Kombëtare e Larisës, dy muaj pasi u arratisen nga burgu i Trikallas.

Por sot vëllai i tij ka kërkuar që ti bëhen analizat e ADN, pasu dyshon se nuk është vëllai i tij i vrari nga policia. Ndërkohë po sot policia ka shoqëruar gruan e Admir Murataj për ta marrë në pyetje.

Policia akoma nuk ka kapur anëtarët e tjerë të kësaj supërbande, e cila dje mori 10 milionë euro në barkun e avionit Tiranë-Vjenë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here