Kryemadhit i organizojnë festën e madhe me tortën speciale!

0
157

Ditën e djeshme, Monika Kryemadhi ka festuar 45 vjetorin e saj dhe me këtë rast, të rinjtë e LRI-së i kanë organizuar një festë asaj.

Në këto foto të publikuara, shihet se ambienti është arreduar me tullumbace të kuqe e të bardha dhe ata i kanë përgatitur kryetares së tyre një tortë speciale që mban formën e një shtëpie dhe një shqiponjë mbi të.

“Me ty do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë”, shkruhej në këtë tortë që ka emocionuar pa masë Kryemadhin.

“Faleminderit LRI për entuziazmin dhe frymëzimin që më jepni çdo ditë të punës sime”, ka shkruar kryetarja e LSI në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here