Gazetarja investigative e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka përshkruar ngjarjen e grabitjes së 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.
E qenë prezente në “Dritare”, Lala tha se grabitësi i maskuar është vrarë 300 metra larg nga aeroporti.
“Personi i vrarë, duket si punonjës sigurie në Aeroport. Personi u vra rreth 300 metra larg aeroportit. Grabitësit detyrojnë punonjësit të ulen përtokë. Grabitësi i vrarë, jo më shumë se 35 vjeç. Grabitësi kishte vendosur një maskë silikoni për t’u dukur më i moshuar. Janë marrë shenjat e gishtërinjve për identifikimin.
Grabitësit përdorën darë për të hapur portën. Skena e ngjarjes u pa nga pasagjerët në avion. Kur u konstatua se persona të panjohur kishin hyrë, u njoftua ICTS. Autorët nëpërmjet një ure të vogël kanë tentuar të largohen. Paraprakisht dyshohet se janë 10 milionë euro të grabitur. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar”, tha Lala.