Misteri i 10 milionëve që mori me vete Admir Murataj…

0
173

Një hajdut virtuoz në nivelin e një personazhi që mund të ndeshet në prodhimin e Netfilx, “Casa del Papel”. Por, pavarësisht nga talneti i tij në vjedhjen e shumave të mëdha të bankave, Admir Muarataj nuk ishte një grabitës ideologjik si ata të serialit të njohur. Ai ka reputacionin e një hajduti të talentuar dhe vrasësi gjakftohtë. Gjithatë të një njeriu me shumë maska, shumë identitete dhe shumë mister. Ashtu sikurse pati jetën të padeshifrueshme, ashtu po ka dhe vdekjen me plot të panjohura.

A ishte ai kreu i vjedhjes së dhjetë milionëve eurove në Rinas? Pse emri i tij si autor i grabitjes u prononcua më parë nga mediat greke dhe vetëm shumë më pas në Shqipëri? Pse ai kishte zgjedhur të zbriste në pistën e aeroportit me maskën e një burri tullac dhe me pak mjekër, si për të lënë mesazhin e fundit në këtë jetë të të gjithë identiteteve dhe roleve që kishte pasur? Pse plumbi kapi pikërisht atë? Mos qe një vrasje pas shpine prej partnerëve të tij hajdutë, ashtu sikurse do të dyshonte më pas i vëllai? Pse edhe nëse u vra nga grabitësit e tjerë, brenda furgonit tashmë të djegur, ai duhej të hidhej në tokë për t’u zbuluar më lehtë nga policia? A nuk e dinin të tjerët se kjo do të ngushtonte rrethi e hetimit duke e shpënë policinë më afër tyre? Apo ishin të ndërgjegjshëm për këtë dhe menduan se duke “zbuluar” identitetin e Muratajt mund të fshiheshin më lehët të tjerët?

Të gjitha këto enigma që gëlojnë që prej pasdites të së martës kur opinioni u shokua nga vjedhja spektakolare nën barkun e avionit të Austria Airlines, vetëm sa e shtojnë misterin rreth personazhit të parë ëë kësaj grabitjeje që u zbulua i vrarë vetëm disa qindra metera larg vendit të krimit.

Publiku fillimisht e pa portretin e tij nën një maskë siliokon të fiksuar nga kamerat e sigurisë. i veshur me pantallona ushtarake, me doreza të zeza dhe syze mbi një maskë që i jepte pamjen e një buri me mjekër, ai dukej sikur drejtonte operacionin e vjedhjes së parave (poshte).

Krahasimi me një tjetër foto, atë të bërë nga policia, kur ai gjendej i shtrirë me kafkën e shfiguruar nga marrja e një plumbi, do të bënte lidhjen mes dy imazheve. Pranë trupit të pajetë të Admir Muratajt u gjet dhe maska e silikonit që ai kish mbajtur mbi pistën e aeroportit.

“Ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. Do i gjejme, do na ndihmoje Policia, ose pastaj do i gjejme vete. U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se çfarë do ndodhi, tani do e shohim sa organizator është…”- ka thënë i vëllai Cen Murataj?

Po a ishte ai truri i kësaj vjedhje spektakolare, apo thjeshtë një kufomë që u hodh si dhjamë qeni për të shpëtuar të tjerët?

Biografia prej krimineli gjakftohtë e Admir Muratajt të bën të mendosh më shumë për versionin e parë. Ai nuk u kap dot asnjë herë në Shqipëri megjithëse që prej vitit 2013 ndodhej edhe në kërkim ndërkombëtar. Në Greqi ai figuronte si një prej kriminelëve më të kërkuar, jo vetëm për grabitje bankash, por edhe për vrasje.

Në mars të 2013 ai i priu 11 të dënuarve që u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu i Trikallës. Ata prenë hekurat, hipën në çatinë e burgut dhe shtinë mbi rojat. Operacioni ishte i rakorduar edhe me të tjerë që gjendeshin jashtë burgut dhe që qëllonin mbi policinë. Bilandci ishin dy policë të plagosur. Mbi grupin e Admir Muratajt rëndon edhe një reshter i vdekur. Pastaj edhe një vajzë 25 vjeçare e cila humbi jetën në Isthmia, kur grupi i që vetëm tetë ditë pasi kishte dalë nga burgu vendosi të grabisë një tavernë të vjetër të Athinës.

Por, edhe kur u kthye në Shqipëri, Admiri, mbiemri i vërtetë i të cilit pa zbritur nga Tropoja në Prezë, ka qenë Nikaj, nuk hoqi dorë nga zanati i vetëm që dinte të ushtronte. Mes 13 identiteteve që thuhet se ka mbajtur dhe shumë maskave që ka ndërruar, gjurmët e tij janë pothuajse të verifikuara në tre goditje të mëdha.

Më datë 13 shkurt 2015 rreth orës 12.30 dyshohet se ai ka qenë njëri mes tre personave që tek ish “Stacioni i Trenit”, sulmuan punonjësit e sigurisë që po nxirnin nga tunelet e Union Bank një sërë thasësh me para që do drejtoheshin për në Rinas. Bilanci i grabitjes 900.000 franga zviceriane, 800.000 Paund dhe 16.100 Euro.

Në 3 dhjetor të vitit 2015, ai rezulton të ketë qenë pjesë e grabitjes në Qafë-Kashar pranë Rinasit, ku u morën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Aty u vodh me armë një furgon, i blinduar, i cili në atë moment po i transportonte këto të holla. Grupi i Admirit qëlluan me armë dhe goditën makinën deri sa drejtuesi i saj u detyrua të hapë portat.

Një vit e pak muaj më pas në datë 9 shkurt 2017 oreksi u rit dhe target ishte sërisht aeroporti i Rinasit, të cilin Mahmutaj mund ta kontrollonte si në pëëllëmbë të dorës me dylbi, direkt nga shtëpia e tij në Prezë.
Në këtë ngjarje u grabitën 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë. Pas zbulimit të bandës, policia arriti të gjejë edhe një sasi të parave, të cilët i kishin fshehur në tenxhere dhe në frigorifer. Ajo e shpalli Muratajn në kërkim dhe arrestoi për një farë kohe të vëllain e tij.

Në të gjitha këto raste, njeri me 13 identitete nuk arriti të kapet kurrë nga policia. Uniformat blu arritën ta shohin vetëm të vdekur, aty ku ish hedhur trupi i tij me kafkën e çarë disa qindra metra larg aeroportit. Megjithëse bashkëshortja e tij do të çohej më pas në morg, për të bërë identifikimet, njohja nuk ishte e vështirë. Me maskën e silikonit që tashmë e kishte hequr, ai dëshmonte se kish qenë vetë në mes të pistës, si autor i një prej vjedhjeve më spektakolare të bëra në Shqipëri, me plot 10 milionë euro.

Vetëm pak çaste më pas jeta e këtij krimineli aventurier do të ndërpritej pa pasur fundin e lumtur të personazheve të Casa del Papel. Por, ndonëse i ndryshëm nga të singjshmit e tij idealistë spanjollë që prodhonin para nën tingujt e “Bela Ciao”, Admir Murataj do të fitonte në një ditë famë më shumë sesa një film i netfiksit. Për grabitjen e tij në mes të ditës në të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë, do të shkruanin të gjitha mediat e botës.

Ndërsa në vendin e tij, për këtë tropojan me shumë maska dhe identitete do të vijonin të gëlonin enigmat: A ishte ai truri i të gjithës? A e qëlloi policia që nuk e kapi dot kurrë të gjallë? Apo mos vallë e eleminuan të tijtë pas krahëve dhe e lëshuan me qëllim nga furgoni për ta identifikuar më lehtë?

Por ndoshta asnjë nga këto dilema nuk do të marrë kurë përgjigje. Ndoshta ato i mori me vete bashkë me portretin e fundit që shaqi në publik, Admir Murataj, njeriu i “padukshëm” për policitë greke dhe shqiptare./Lapsi.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here