Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave….

0
133

Ish drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kompanisë ajrore austriake për të ndaluar për shkaqe sugurie transportin e vlerave monetare nga Rinasi.

“Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymezuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri”, shkrun Vasili në një shenim në faqen e tij në facebok.

Ja postimi i tij i plotë:

Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave.

Kompania e mirenjohur Austrian Airline vendosi ndërprerjen e transportit të mëtejshëm të parave dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur.

Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymezuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri.

Kush bashkejeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata.

Këta qeveritarë të liq që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë të bregu i lumit ju hap barku per komandantët e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.

Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa “mirë” është që paratë u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vetë Austrian Airline e ka fajin vetëm ai jo se ai është me leje krijmtarie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here