Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka sulmuar minsitren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ndërsa i drejtohet me ironi “shoqja Xhaçka”, në një shënim në facebook, Balliu hedh akuza të rënda ndaj minsitres, ndërsa shkruan se nëna e saj u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim.
Ndërsa ka publikuar edhe dokumente që sipas tij, faktojnë ato që Balliu thotë, Ish-deputeti i PD-së shkruan më tej se Xhaçka vetë u shkollua me paratë e të dashurit, që ishte djali i Gjallicës.
Postimi i plotë:
Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës.
Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.
Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.
Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.
Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.
Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.
E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.
Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.
Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.
Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!
E kush?
Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.
Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.