Ish ministri i mbrojtjes: Kushtetuta/ Ushtria përdoret vetëm në rastet e shpallje së gjendjes së jashtëzakonshme

0
119

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka bërë një interpretim të Kushtetutës për rastet kur lejohet përdorimi i Forcave të Armatosura.

Në interpretimin e tij, kryetari i PR-së thekson se vendimi i ministres aktuale të Mbrojtjes për të kontrolluar aeroportin e Rinasit me Forcat e Armatosura nuk parashikohet në nenet e Kushtetutës.

 

Mediu thotë se Kushtetuta lejon përdorimin e ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme apo në rastin e emergjencave.

“Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar qartë rolin dhe misionin e Forcave të Armatosura.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe është e papranueshme që FA të shndërrohen në instrumenta të urdhrave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Forcat e Armatosura kanë dy raste që mund të përdoren:

a- Në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme:

Neni 22

Përdorimi i Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

  1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë̈.
  2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë̈ për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë̈ nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.
  3. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri efshtë̈ drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit.
  4. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë kësaj periudhe.
  5. Veprimet, që ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallen e rrezikut dhe duhet të synojnë̈ rivendosjen sa më të shpejtë të funksionimit normal të shtetit.

Nuk jemi aspak përballë një situate të tillë. Nëse shteti dhe policia ka rënë, kjo nuk është për shkak të paaftësisë së tyre apo mungesës së strukturave të specializuara për ruajtje të objekteve të sigurisë së veçantë apo përballjeve me grupe kriminale.

Për fatin e keq, forcat e Policisë janë kthyer në instrument politik, kundër qytetarëve dhe të drejtave të tyre, duke dhunuar qytetarët  në emër të qeverisë.

b- FA përdoren në rastin e emergjencave, si ndërhyrje e domosdoshme, pasi janë përdorur të gjitha mjetet dhe strukturat e tjera në dispozicion.

Asnjë nga këto dy momente ligjore dhe kushtetuese, nuk përputhet me atë ç’ka ndodhi në Rinas, prandaj vendosja e strukturave ushtarake është jo kushtetuese dhe jo ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm për përdorim për interesa dhe qëllime jashtë misionit të tyre”, thekson Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here