“Dështimin dhe rënien e shtetit para krimit Rama nuk mund t’ia faturojë një kompanie private. Përgjegjëse për sigurinë është qeveria dhe jo kompanitë private. Nëse nuk ka siguri, përgjegjësinë dhe fajin e ka qeveria”, u shpreh lideri i PD-së Lulzim Basha.
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.
Të dashur bashkëqytetare e bashkëqytetarë!
48 orë pas tronditjes së Shqipërisë nga grabitja e armatosur në mes të ditës në Aeroportin e Rinasit, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë.
Rama po mundohet që dështimin e tmerrshëm të policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ja faturojë një kompanie private.Si për gjithçka tjetër, fajin e kanë të tjerët. Për çdo vjedhje, për çdo korrupsion, për çdo skandal, ai nuk di gjë, ai nuk mban përgjegjësi, ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është vetëm si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët.
Ngjarja e Rinasit nuk është e shkëputur dhe as e vetmja. Ajo është pjesë e grabitjeve tronditëse në të gjithë Shqipërinë, e rrëmbimeve dhe zhdukjeve në Vlorë dhe në qyetet e tjera dhe atentateve mafioze nëpër gjithë Shqipërinë.
Grabitjet e armatosura në Rinas, grabitjet me armë dhe eksploziv të bankave, bizneseve dhe postave, vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve, bankierëve, kanë filluar me instalimin në pushtet të Edi Ramës.Ato janë prova e pakundërshtueshme se në Shqipëri ligjin e bën krimi, dhe jo shteti.
Grabitja e armatosur e Rinasit është rënia e shtetit: një bandë, përfshirë një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht, që jeton i lirë në Shqipëri dhe planifikon një aksion tronditës për tË grabitur thasë me 10 milionë euro në vendin më të ruajtur në Shqiperi, Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.
Përgjegjës për sigurinë në Rinas, përgjegjës për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar, jo kompanitë private. Nëse nuk ka siguri, përgjegjësinë dhe fajin e ka shteti.
Në bordin e Autoriteti Civil, që është përgjegjës për mbikqyrjen e koncesionarit, është vetë Ministri i Brendshëm.Por ministri nuk ka qëllim dhe as përparësi që të mbrojë qytetarët dhe vendin nga kriminelët, sepse policia ka per qëllim vetëm të ruajë pushtetin e Edi Ramës, duke mbytur popullin me gaz.
Vetë Edi Rama ka thënë publikisht që nuk ka fare problem e që bandat të luftojnë me njëra-tjetrën, se mirë bëjnë. Pra ai as nuk e ndjen për detyrë të zbulojë, të kapë dhe të parandalojë krimet, qofshin këto edhe përplasjet mes bandave.
Zonja dhe zotërinj.
48 orë pas ngjarjes, fakte të reja tronditëse kanë dalë në dritë.
- Ngjarja mund dhe duhet të ishte parandaluar nëse do të zbatohej nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme urdhri i vetë Ministrit të Brendshëm, i datës 05.08.2018, urdhëri nr.130, i cili kërkon që Policia e Shtetit të shoqërojë dhe të ruajë transportimin e vlerave monetare mbi shumën 950 milionë lekë, dhe kërkon pra që jo vetëm të shoqërohet, por të garantohet nga Policia e Shtetit shënimi i çdo ngarkese me para, ndërkohë që asnjë prej elementëve të sigurisë, të kërkuar nga ky urdhër, nuk ishte vendosur në thasët që mundën të marrin grabitësit.
Sandër Lleshaj, në deklaratën e tij i bëri bisht një fakti të rëndësishëm dhe nuk i dha përgjigje pyetjes, sesi është e mundur që truri i kësaj grabitjeje të dytë, Admir Murataj, prej 6 vitesh nuk u kap asnjëherë, paçka se ishte në kërkim, madje mundi të mirëplanifikojë dhe ekzekutojë, si në filma, 4 grabitje në harkun kohor të 3 viteve, duke thyer sigurinë kombëtare dhe sfiduar hapur Policinë e Shtetit.
- Fakti i dytë që dosja “Rinas” ka nxjerrë në dritë është se kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën, duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin, në shkelje të kushtetutës, kryetar të Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil. Kjo shkelje e hapur e ligjit e ka vendosur Sandër Lleshajn në këtë detyrë që para grabitjes së parë të Rinasit, thënë ndryshe, nën drejtimin e Këshillit të Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë nga Sandër Lleshaj, Aeroporti i Rinasit nuk është grabitur një herë, por dy herë.
- Së treti, kompania private e sigurimit qëmerr 5 euro për çdo qytetar që kalon në Rinas, por nuk siguron asgjë dhe që nuk përmendet nga qeveritarët dhe ka dështuar nëmbrojtjen e sigurisë nëçdolloj grabitje, figuron të jetë në bashkëpronësi të një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, avokatit të Partisë Socialiste Eno Bushi, i njohur për qytetarët edhe si avokati i Giorgio Riformatos, pilotit italian që u rrëzua me avionin plot me drogënë Divjakë në vitin 2015.Ndërkohë, bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi, është drejtoreshë e AgjencisëNacionale tëTrafikut Ajror dhe, përpara kësaj, drejtore e Kabinetit e Belinda Ballukut, kur kjo ishte drejtoreshë përpara se të gradohej Ministre përgjegjëse për aeroportin e Rinasit.
Në vijim të këtyre fakteve, më shumëpyetje shtrohen dhe mbeten pa përgjigje, ndërkohë që logoreja e Ramës dhe vartësve të tij rreket ta mbulojë të vërtetën me propagandë dhe mashtrime :
Pse nuk u zbatua urdhri nr.130 i datës 05.03.2018 për ruajtjen dhe shoqërimin e parave nga policia?
Çfarë përgjegjësie ka kompania e sigurisë së aeroportit tëRinasit, aksionerë të së cilës janë të lidhur ngushtë me Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe pilotin e drogës Giorgio Riformato?
Pse Sandër Lleshaj u emërua në shkelje të ligjit kryetar i Drejtorisë sëaviacionit civil dhe si është e mundur që dy herë gjatë kohës që ai drejton këtë Bord, Aeroporti i Rinasit u grabit nga banda të armatosura?
Pse pas përplasjes me policinë, grabitësit janë larguar me thasë në krahë, në këmbë pasi kanë djegur makinat?
A janë akoma 10 milion eurot e vjedhura në duart e “bandës së shpartalluar”?
A janë segmente të shtetit dhe kupolës qeveritare të përfshira dhe përfituese në këtë vjedhje të madhe?
A janë shteti dhe organet e rendit përgjegjëse vetëm për paaftësi dhe shkelje të ligjit apo kemi të bëjmë me bashkëpunim e madje dhe bashkëorganizim direkt të grabitjes nga segmente të këtyre strukturave shtetërore?
Me fjalë të tjera, a janë segmente shtetërore dhe të policisë,njësoj si në rastet e provuaratë kultivimit dhe trafikut të drogës, të rekrutimit dhe pagimit nga policia me porosi shtetërore të dëshmitarit të rremë Fred Alizoti nga radhët e krimit strukturat e shtetit, bashkëorganizatorë direkt te kesaj grabitjeje?
Për aq kohë sa këto pyetje dhe shumë të tjera do të mbeten pa përgjigje, nuk ka shqiptar të djathtë a të majtë ta besojëse shteti i inkrimuar i Edi Ramës nuk është vetëm përgjegjës por edhe I përfshirënë këtë vjedhje.
Bashkëpunimi me krimin i kësaj qeverie dhe “zotësia” për të sajuar skenarë të përbashkët është vërtetuar mëse një herë.
Kjo shpjegon edhe nxitimin për ta mbuluar këtë aferë të tmerrshme me një tjetër skandal shtetëror, nxjerrjen antikushtetuese të ushtrisë nga kazermatnë Aeroport, pa shpallur gjendjen e jashtzakonshme dhe pa autorizim nga Kuvendi siç e kërkon qartë dhe prerë Kushtetuta, siç e kërkon qartë dhe prerë ligji për Forcat e Armatosura.
Por çfarë është një tjetër krim Kushtetues në radhën e shkeljeve të përsëritura, e në veçanti, nëse e heq vëmendjen nga vjedhja dhe zhdukja pa lënë gjurmë e 10 milion eurove?!
Më kot të presim zbardhje e krimit. Pyetjet pa përgjigje nga qeveria e bërë njësh me krimin dhe drejtësia e kapur nga qeveria, sa vijnë e shtohen.
Kjo,fatkeqësisht, nuk përbën më lajm. Kjo qeveri e ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend e qytetarët e këtij vendi me forma e mënyra të ndryshme. Grabitja në aeroport është vetëm njëra prej këtyre formave.Ndaj:
- Zgjidhja e vetme për të ndalur grabitje si kjo e Rinasit, dhe shkatërrimin total të sigurisë publike dhe kombëtare;
- Zgjidhja e vetme për të ndalur grabitjen e përditshme të shqiptarëve;
- Zgjidhja e vetme për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë të gjithë fajtorët përgjegjës, nga i pari tek i fundit;
- Zgjidhja e vetme, pa të cilën e keqja vetëm do tëvazhdojë të thellohet, siç është thelluar nuk është më as te shteti i rënë, as te policia vegël barbare kundër qytetarëve të pafajshëm dhe pulë e lagur para kriminelëve, as te Prokuroria e kapur për të mbylluar aferat e tmerrshme korruptive.
Zgjidhja e vetme ështëtani në duart e Sovranit. Është në dorën e popullit. Është në duart tuaja të dashur bashkqytetarë,që të bashkohemi pavarësisht çdo dallimi,dhe të ngrihemi më fuqishëm se kurrë për të rikthyer kushtetutën, ligjin, rendin dhe sigurinë, pa të cilën askush nuk është i sigurtë në shtëpinë e tij.
Çlirimi i vendit nga qeverisja me krimin dhe për krimin është sot emergjencë kombëtare, emergjencë e çdo familje dhe çdo shqiptari patriot dhe të ndershëm.