Edi Rama dhe Belinda Balluku nxituan të sulmojnë kompaninë kineze që ka blerë nga gjermanët koncesionin e aeroportit të Rinasit.
Por nëse kompania Tirana International Airport (TIA e kontrolluar nga kinezët), është treguar e rezervuar, opozita, edhe për interesin politik, ka nxjerrë fakte që fajësojnë qeverinë.
Ministrja Belinda Balluku, i dha tenderin e sigurisë kompanisë ANTA, ku drejtoreshë është gruaja e Eno Bushit, Joana Bushi. Në vend që të akuzojë, Ministrja Balluku duhet të përgjigjet më parë nëse ka patur konflikt interesi dhënia e tenderit për sigurinë tek bashkëshorti i shefes së Kabinetit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka rikthyer në vëmendje se në kompaninë e sigurisë të aeroportit, ICTS, është aksioner një nga ish – avokatët e PS, Eno Bushi, i cili njihet edhe si avokat i pilotit Italian Xhorxho Riformato, që u kap duke transportuar droge nga Shqipëria në Itali, pasi avioni i tij u rrëzua në plazhin e Divjakës.
Më tej, Basha ekspozoi për publikun se bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi ka qenë shefe e kabinetit të Belinda Ballukut, kur ministrja ishte Drejtoreshë e Agjensisë Nacionale të Transportit Ajror (ANTA).
Tani Joana Bushi është drejtoreshë e shërbimeve tek ANTA, por informacioni i kryetarit të opozitës nuk ishte i plotë.
Ish – kryeministri Berisha, nxori një informacion më shumë, që Joana Bushi ka qenë në kabinetin e Edi Ramës, kur ky ishte Kryetar i bashkisë së Tiranës, por as ky nuk është informacion kyç.
Ajo që e lidh Belinda Ballukun me ICTS, kompaninë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit, është se, duke patur shefe kabineti gruan e aksionerit Bushi, i ka dhënë tenderin për sigurinë e ANTA-s.
Përveç konfliktit të interesit, ky fakt tregon se lidhja dhe përgjegjësia e Ministres së Insfrastrukturës dhe Energjisë, nuk është vetëm për shkak të bashkëshortes, por për shkak të favorizimit.
Ndërsa kompania ICTS, merrte 2.5 milionë euro në vit për sigurinë e aeroportit dhe nuk ka bërë as kamerat e sigurisë, Qeveria fajëson koncesionarin që nuk ka asnjë përgjegjësi direkte.
Në faqen e ICTS, mund të shihet qartë që ndër klientët është Albtcontrol që njihet edhe si ANTA.
Në vend që të akuzojë, Ministrja Balluku duhet të përgjigjet më parë nëse ka patur konflikt interesi dhënia e tenderit për sigurinë tek bashkëshorti i shefes së Kabinetit.
Për më shumë, a ka ndikuar kjo afërsi që edhe kompania kineze t’ja japë ICTS tenderin për sigurinë e aeroportit?