SKANDAL/ Arsyeja e vërtetë e dërgimit të ushtrisë në Rinas

0
144

Qeveria “Rama” vendosi dje në mënyrë të paprecedentë të urdhërojë daljen e ushtrisë për të kryer funksionin e ruajtjes së Aeroportit të Rinasit. Një vendim i tillë, ka jo pak shkelje ligjore dhe kushtetuese që bëjnë përgjegjës direkt Kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjës. Por në këtë lëvizje të paplanifikuar të ushtrisë, ka dhe dyshime për interesa korruptiv që lidhen me objektin dhe pronat e Policisë Ushtarake në Sauk, e cila me vendimin e ri nga Sauku do të zhvendoset në Rinas.

Shkelja e parë, ka të bëjë me faktin se ky vendim është marrë pa një akt të Këshillit të Ministrave që të shpallte emergjencën për daljen e ushtrisë.

Shkelja e dytë dhe më rëndë është se forcat e armatosura lëvizin me një vendim/ligj të Parlamentit, i cili nuk është marrë.

Shkelja e tretë lidhet me faktin se për këtë dalje të ushtrisë nuk është njoftuar institucioni i Presidentit të Republikës, i cili është dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Shkelja e katërt është se për një vendim të tillë nuk është marrë miratimi i institucionit më të lartë të sigurisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Shkelja e pestë lidhet me ligjin për Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes u ka ngarkuar forcave ushtarake një mision që ka të bëjë me detyrat e strukturave civile dhe policore, por jo Forcave të Armatosura. Sipas ligjit të ushtrisë, roli i Forcave të Armatosura është mbrojtja e rendit kushtetues.

Por veç këtyre shkeljeve dhe shumë të tjerave që kanë të bëjnë me ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ligjin për Forcat e Armatosura dhe Kushtetutën, vendimi i qeverisë për ushtrinë ka brenda edhe hijet e një korrupsioni.

Ditën e sotme zyrtarë të qeverisë hodhën idenë e vendosjes së Policisë Ushtarake në aeroportin e Rinasit, pasi aty ndodhet dhe Komanda e Forcës Ajrore. Në këtë mënyrë godinat e Policisë Ushtarake në zonën e Saukut lirohen nga funksionet shtetërore dhe duhet të kalojnë për privatizim. Burime nga qeveria thonë se një biznesmen afër qeverisë janë interesuar kohë më parë që kjo zonë shtetërore të kalonte për përdorim privat me qëllim investime në ndërtim.

Me lëvizjen e djeshme, Qeveria jo ka shmangur edhe procedurën për zhvendosjen e një reparti ushtarakë. Sipas ligjit, mbyllja e bazave apo hapja e tjerave është një procedurë që kalon në filtra të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Presidentit të Republikës. Duke e bërë fakt të kryer për “interesa të sigurisë” lirimin e repartit dhe tokës për ndërtime, qeveria duket se ka bërë dhe qokën e radhës ndaj klientëve të saj.

 

DENONCIMI I ARDHUR

Në përfshirjen në aeroportin e Rinasit, të ushtrisë, janë disa aspekte antikushtetuese dhe antiligjore:
– nuk është dërguar me VKM, pasi duhej shpallur emergjenca,
– nuk është dërguar me ligj Parlamenti,
– nuk është njoftuar Presidenti dhe duhej të ishte marrë miratimi i Këshillit të Sigurisë Kombetare.
– është futur policia ushtarake për të bërë mision të sigurisë publike dhe rendit publik kur në fakt me ligj roli i saj është rendi kushtetues brenda Forcave të Armatosura.
– është futur Policia Ushtarake. Me këtë rast duan që Policinë Ushtarake ta heqin nga baza e saj në Sauk e ta degdisin në Rinas aty ku është Komanda e Forces Ajrore, pasi me ndërhyrje interesi të një biznesmeni baza e Policise Ushtarake në Sauk do i jepet një oligarku për pallate.
– që të mbyllet një bazë ushtarake, si ajo e Saukut, duhet të merret miratimi i Presidentit pasi duhet të dali dekret i tij për ta hequr një bazë nga plani i përhapjes, por me këtë rast duan ta heqin sikur ka lindur nevoja për të mbrojtur Rinasin.
Pra e gjithë loja e dërgimit të policisë ushtarake nuk mbetet në thelb mbrojtja e Rinasit, por marrja e truallit ku janë gazermat e saj që ti kalojnë për pallate ndërtimi një miku të kryeministrit.

 

*Denoncim i dërguar në redaksi ne posten online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here