Nuk është një pajisje e sofistikuar dhe as një ndër masat mbrojtëse më të avancuara me teknologjinë e fundit. Dryni që mbante të kyçur derën e Rinasit nuk ka asgjë më shumë se sa ai dryni që mbajnë prej vitesh shqiptarësh në dyert e tyre, e sidomos ata që kanë një shtëpi private.
Kushton vetëm 320 lekë ose 3 mijë e 200 lekë të vjetra dhe mund të gjendet në çdo dyqan.
Kështu u tha të enjten në mbrëmje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Shumë lehtë grabitësit arritën të këpusnin zinxhirin me të cilin ishte lidhur dera pranë parkingut të Rinasit dhë të futeshin brenda me lehtësi.