A po shkon vendi në përplasje civile? Kryemadhi–Ramës: Ai ka dështuar në familjen e…

0
154

Kryetarja e LSI, tha se deputetët që dogjën mandatet janë njësh me popullin, ndërsa qeveria Rama mbështet krimin.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me protestën e opozitës.

Kryemadhi iu përgjigj kryeministrit Edi Rama se ai ka dështuar në familjen e tij politike.

“Ka ardhur kjo situatë për shkak të arrogancës së Edi Ramës. Sot të gjithë ata deputet që dogjën mandatet, ndjehen njësh me popullin. Kjo ndodh për shkak të arrogancës së Ramës dhe kapjes së shtetit nga krimi. Rama meqë ka besim se ka numrat, le ta cojë vendin në zgjedhje.

A po shkon vendi në përplasje civile?

Ky është pretendimi i Ramës që ka kapur ekonominë e shqiptarëve. Mjafton të shikoni në fshatra që nuk kanë bukë të hanë dhe janë të harruar nga shteti.

Rama fut në burg ata që nuk paguajn dritat dhe nuk futen ata që vodhën ditën për diell në aeroport.

Shikojeni nëse grabitësi është vrarë nga policia apo shokët, shikojeni se jeni dhe ekspertë.

Unë solidarizohem me ata policë të dhunuar nga njerëzit e Edi Ramës. Rama flet për dështim, në fakt ka dështuar vetë Rama. Madje nuk ka ndërtuar dot as familjen e tij. Unë nuk gjykoj Ramën sa herë martohet, njëherë martohemi para zotit. Se sa martohet Rama është puna e tij. Them për familjen e tij politike. Rama ka dështuar me premtimet e tij, taksat i ka rritur, u ka vënë taks dhe lopëve, për stallën ku rrinë. Ky është Edi Rama, ka dështuar në çdo gjë dhe me qytetarët.

Ne dogjëm mandatet për të kuptuar kush ka dështuar, në që jemi njësh me popullin apo Rama.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here