Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake!

0
137

Nga Rainer Hermann

Për një kohë të gjatë ushtria gëzoi në botën arabe prestigj të lartë. Por masat e revoltuara mezi presin një të ardhme tjetër, mendon Rainer Hermann nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në botën arabe rrota e historisë po kthehet pas. Sepse që nga Egjipti në Algjeri deri në Sudan po e marrin pushtetin ushtarakët. Ata po e imponojnë të paktën hë për hë kundërrevolucionin e tyre, në kundërshtim me të gjitha protestat masive. Kjo në një kohë kur prestigjin ato kanë kohë që e kanë humbur. Meqenëse i patën çuar vendet e tyre drejt pavarësisë, të cilën më vonë edhe e mbrojtën, ato qenë të besueshme për një kohë të gjatë. Veç kësaj, në shtetet e reja ato kanë qenë institucioni, në të cilin qe i mundur avancimi social edhe për njerëz nga shtresa të varfra.

Të etura për pushtet, të ngurtësuara dhe korrupte

Por e gjitha kjo bën pjesë në të kaluarën e idealizuar. Ushtarakët erdhën në pushtet me premtimin që të krijojnë një shtet të fortë, për ta shkurtuar me shpejtësi prapambetjen në zhvillim ndaj Perëndimit. Por në dekadat e shkuara te ata u forcua etja për pushtet, u bënë të ngurtë dhe u korruptuan. Aparati i sigurisë nuk i shërbente më mbrojtjes së vendit nga armiqtë e jashtëm, por mbajtjes nën kontroll të popullit. Hendeku midis ushtrisë, si simbol i shtetit të fortë dhe i shoqërisë së cilës i kishin hequr zotësinë për të vepruar u bë më i thellë dhe më i gjerë. Për shkak të të menduarit si në një lojë me shumën zero – po t’i jap diçka tjetrit, unë kam më pak- shtetet e dominuara nga ushtria ofrojnë pak shanse për avancim dhe nuk ofrojnë më konkurrencë të shëndetshme.

Presioni në kazan u desh që nga ky shkak të shtohej, derisa kazani shpërtheu për herë të parë në fillim të vitit 2011. Aty ku ushtria, aparati i sigurisë dhe shteti i thellë qenë (dhe janë ende të dobët), u bë e mundur që si në Tunizi dhe në Marok – të formohej një pluralizëm i ri shoqëror. Përkundrazi, kudo ku ushtria ka se çfarë të humbasë nga ato që i kanë dhënë me bamirësi, është e gatshme për gjithçka, për të mbrojtur piramidën e pushtetit dhe për të eleminuar liritë shoqërore.

Algjeria dhe Sudani kanë përparësinë që tetë vjet pas kulmit të parë të protestave masive arabe të mësojnë nga përvojat e shteteve të tjera, për të shmangur kështu gabime. Demonstruesit në Algjeri dhe në Sudan vërtet që e pranojnë që ushtarakët nevojiten në një periudhë tranzitore, për të garantuar rendin. Por ata ngulin këmbë edhe që në organet tranzitore të jenë të përfaqësuara, krahas ushtarakëve, edhe civilët.

Rainer Hermann, FAZ & Klett-Cotta (Helmut Fricke)Rainer Hermann

Ora e ndalur në Egjipt

Vendimtare do të jetë me sa përgjegjësi do të veprojnë ushtarakët. Në shembullin e Egjiptit ata vërtet mund të shohin se si mund ta qetësosh një vend me represion. Por koha e diktaturave të plumbta ka kaluar. Ato mundet ta ndalin orën – si në Egjipt. Por e ardhmja nuk u përket atyre.

DW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here