“Sot perseri iu bej thirrje bluzave te bardha te ngrene fuqishem te bashkuar zerin e tyre te protestes me greva kombetare ndaj ketyre akteve te shemtuara e te shpeshta kunder tyre”, shkruan Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon dhunën ndaj bluzave të bardha. Përmes një postimi në “Facebook”, duke iu referuar rastit të paprecedentë të ndodhur sot në Lezhë, ku një mjek u dhunua, Berisha fton bluzat e bardha të bëhen pjesë e protestës sot.
Berisha, thekson se aktet e shëmtuara të dhunës ndaj tyre duhet të jenë një motiv që mjekët t’i bashkohen protestës sot.
Postimi i plotë
“Goditja kriminale e radhes ndaj mjekeve!
Ne urgjencen e Lezhes goditet mjekja ne detyre
Te dashur miq, sot ndodhi goditja e radhes e bluzave te bardha ne detyre. Ne urgjencen e Lezhes eshte goditur ne detyre mjekja J.P.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal dhe shpreh mbeshtetjen dhe solidaritetin me te plote mjekes J.P dhe te gjithe mjekve, infermiereve dhe sanitareve te vendit, qe ne permbushje te misionit te tyre fisnik agresohen dhe sulmohen rendome nga individe deliknkuent dhe te papergjegjshem.
Por sot perseri iu bej thirrje bluzave te bardha te ngrene fuqishem te bashkuar zerin e tyre te protestes me greva kombetare ndaj ketyre akteve te shemtuara e te shpeshta kunder tyre.
Iu bej thirrje sot me shume se kurre te dalin ne krye te mbeshtetjes te protestave te fuqishme, te popullit opozitar per te shporrur nje minute e me pare regjimin e gangesterve, banditeve, krimineleve, regjimin e kakistokracise. “, shkruan Berisha.