Pika kyçe e hetimit/ Kush i njoftoi grabitësit e Rinasit në 14:45 të datës 9 prill?

0
126

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, të enjten, u tha për herë të parë nga eksperti Dritan Goxhaj, por më tej nuk u nxit asnjë investigim për këtë. Duke e njohur mirë proçedurën, Goxhaj tha se autorët e grabitjes nuk do të mund ta përfundonin aksionin në 4 minuta nëse nuk do të dinin saktësisht ventin ku po transportoheshin paratë dhe momentin e caktuar. Ç’do të thotë kjo?

Grabitja e miliona eurove në Rinas, ka hapur dhjetra pista hetimi që të çojnë tek gravbitës pa emër, apo tek viktima Admir Murataj.

Vërtet autorët mund të kishin marrë një informacion për transferimin e parave të martën në 9 prill në orën 14 45, por pa ndihmën e një punonjësi të brendshëm të Aeroportit ata nuk mund të dinin momentin kur paratë do të kalonin nga furgonët në avionin e Austrian Airlinës. Ai është një moment që zgjat vetëm pak minuta. Sikur autorët të shkonin 2 min para, ose 2 minuta mbrapa, nuk do të mund t’i merrnin thasët, sepse do të ishin ose në furgon të ruajtur me bojë dhe gps, ose në avion të ngarkuara dhe të siguruara. Për të shkuar aty në kohën e duhur, autorëve u duhej një njoftim nga dikush që po e ndiqte proçesin nga afër. Jo vetëm për t’i njoftuar për kohën, por edhe për vendin ku po bëhej, pasi jo gjithmonë avionic i transportit ndodhet në të njëjtin vend. Në grabitjen e 2016, avioni ishte në anën tjetër të pistës. Duke qenë se njeriu që e drejtonte grabitjen, ishte po Admir Murataj, autorët mund të shkonin në anën e gabuar po të mos kishin informacionin nga vendi i trasnportit.

Po kush mund të ketë qenë njeriu që i njoftoi? Kush janë ata që marrin pjesë në këtë proçes? Ata janë punonjës të ICTS, punonjës të TIA dhe personel i Austrian Airlines. Ndër ata pak vetë që ishin aty, dikush ka njoftuar autorët. Ai që e ka bërë, është pika kyçe e hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here