Vijon të jetë e tensionuar situata pas protestës së opozitës, ndërsa Policia nuk ka kursyer as gazetarët. Kështu gazetarja e Tema Tv ka humbur ndjenjat për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur mbi qytetarët.
Gazetarja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat.
Po ashtu i plagosur në protestë ka mbetur dhe fotoreporteri Arben Dajçi. (Lexo edhe ketu)
Ndërkohë që nga përplasjet raportohet të jenë lënduar dhe dy efektivë policie.
Dy efektivët që kanë mbetur të lënduar janë: Haki Nici është goditur në kokë dhe Sajmir Ismaili në këmbë.
Në një reagim të pak minutave më parë, kryeministri Rama ka shprehur keqardhje vetëm për policët e lënduar, pa përmendur në asnjë moment qytetarët, apo personat e mediave.