Zbardhet autopsia e Admir Muratajt/ U ekzekutua me plumb në kokë por… S’gjendet plumbi

Murataj u vra nga policia në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Është zbardhur autopsia e vrasjes së organizatorit të grabitjes në aeroportin e Rinasit katër ditë më parë Admir Murataj.

Sipas burimeve të Report Tv, Admir Murataj u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë me një plumb në pjesën ballore të kokës.

Goditja në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Admir Muratajt, por në trupin e tij nuk është gjetur predha me të cilën është vrarë.

Ai u përcoll dje në banesën e fundit në vendlindjen e tij në Tropojë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjëri nga shokët e tij, të cilët arritën që të arratiseshin bashkë me milionat e eurove që grabitën./Shqiptarja.com

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko