“Avioni i “Simrik Air” ishte nisur nga aeroporti Tenzing-Hillary, përpara se të përplasej me një helikopter që ndodhej në pistë”, bën të ditur një zëdhënës i policisë.
Një aksident ka ndodhur në aeroportin pranë malit Everest, ku një avion i vogël është përplasur me një helikopter. Nga përplasja kanë humbur jetën tre persona dhe 4 të tjerë u plagosën rëndë.
Në aksident humbën jetën një prej pilotëve dhe një polic, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spitalin e Katmandusë.
Piloti tjetër i avionit, piloti i helikopterit dhe dy persona të tjerë ishin 4 të plagosurit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, fatmirësisht pasagjerët e tjerë të avionit nuk pësuan lëndime.