Orët e fundit me reshje shiu kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit, për këtë ka reaguar me akuza të forta edhe ish-kryeministri Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video ku shihet se si ishte shndërruar zona e Kombinatit në Tiranë në një lumë të vërtetë, me makina që kishin mbetur në rrugë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha e quan pafytyrësi të Veliajt faktin që kërkon edhe një mandat tjetër, ndërkohë që në pak minuta shi Tirana bëhet lumë.
“Edhe ka fytyrë Lal Plehu të kërkojë votën qytetarëve. Në 30 minuta shi Tirana bëhet lumë!