“The Reds” u përpoqën shumë që ta zgjidhnin ndeshjen sa më shpejt, por nuk ia dolën dot. Skuadra e Sarrit rezistoi për 45 minuta, përpara se Liverpuli të niste vallëzimin. Pesë minuta u deshën dhe gjithçka nisi nga këmbët e Salah.
Presioni i Çelsit nuk ka pasur asnjë efekt, pasi Liverpuli ia ka dalë të fitojë 2-0 në shtëpi me londinezët dhe të qëndrojë në krye të Premier League. Sigurisht, në pritje të Sitit që ka një ndeshje të prapambetur. Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop ka bërë detyrën sot.
Sulmuesi kombinoi mjaft bukur me Firminjon fillimisht, më pas në skenë doli Henderson. Ky i fundit krosi për Mane dhe senegalezi me kokë nuk fali. Festë legjitime për Liverpulin, që zhbllokoi ndeshjen. Çesli u trullos dhe dy minuta më pas Salah shpiku një gol.
Këtë herë ai e befasoi Kepën me një gjuajtje potente nga jashtë zone. Portieri bask u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta për të dytën herë. Një ndeshje e marrë fund nga ai moment, edhe pse në Premier League duhet pritur gjithmonë vërshëllima e fundit. Liverpuli ia doli dhe shpreson ende për titullin kampion.