Qesharakë pa fund! “Shpallni zgjedhjet parlamentare!” Manjani: Kaq ju ka mbetur!

0
150
KOMISIONI I LIGJEVE -Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nLAWS COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Manjani shkruan se sa më shumë gaz hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e djeshme të opozitës kundër qeverisë.

Sipas tij, ska nevojë për llafe e as për lot krokodili duke i sugjeruar maxhorancës të shpallë zgjedhjet parlamentare.

Sa i përket policisë, Manjani shkruan se ishin dy sjellje të ndryshme nga policia tek Kryeministria dhe nga ajo tek parlamenti.

Postimi i plotë i Manjanit: 

Vëzhgim:
Po t’i hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet!

Sa më shumë gaz të hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen.

Kot e kanë që bëjnë llo llo llo në rrjete sociale! S’ka nevojë për llafe, as për lot krokodili, gjasme për 5 policë të gërvishtur…
Thjesht të vënë trutë në kokë dhe të shpallin zgjedhjet parlamentare. Kaq ju ka mbetur! Sa më shpejt, më mirë edhe për ta…

Respekt pa fund për çdo protestues! Protesta e tyre sot ishte hap shumë i madh drejt rikthimit të Pluralizmit Politik në vendimmarrje.
Respekt edhe për policinë që tek Kryeministria u tregua e matur. Por turp e faqe e zezë ishte sjellja tek Parlamenti!

Ishin dy sjellje krejt të ndryshme që reflektuan nervozitetin në rritje të pushtetit. Policia i tregoi në mënyrë krejt të sinqertë tensionin nervor të rritur në pushtet…
P.S. Tani shkoni nëpër shtëpitë e njerëzve dhe arrestojini për pjesëmarrje në demonstratë…Qesharakë pa fund!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here