Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Një makinë e tipit Benz është djegur sot rreth orës 2 të mëngjesit në Pogradec.
Mësohet se makina është pronë e shtetases V.S, në afërsi të fshatit Starovë.
Po në Pogradec janë djegur pjesërisht edhe tre mjete të tjera, të cilat ishin parkuar brenda një karburanti.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.04.2019, rreth orës 02:00, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Starovë, është djegur plotësisht 1 mjet tip “Benz” pronë e shtetases V.S, si edhe janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.