I riu protestues me pranga në spital, reagon ashpër Berisha: Shpagimi, përgjigja e vetme…

0
148

Në spital, i prangosur dhe me disa policë mbi kokë. Nuk po flasim për një kriminel super të rrezikshëm, por për protestuesin Armando Gecaj, 26-vjeçarin fotoja e të cilit po bën xhiron e rrjetit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, faji i vetëm i të riut është pjesëmarrja në protestë kundër narkoshtetit dhe kreut të tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Pergjigjia e vetme esht shpagimi.

Miq krye krimineli Edvin Kristaq Urrejtesi mban te lidhur ne pranga ne shtratin e reanimacionit te riun Armando Gecaj pasi e kane torturuar dhe keqtrajtuar kafsherisht ne komisariatin e krimineleve me uniforme, per fajin e vetem se ka marre pjese, ne perputhje me te drejtat e tij kushtetuese, ne proteste kunder narkoshtetit dhe kreut te tij.

Miq, duke i shprehur mbeshtetjen dhe solidaritetin tim me te madh Armandos,bashkluftetarit tine trim denoj me forcen me te madhe keto akte terroriste antikushtetuese dhe iu bej thirrje te qendrojme fuqishem te pamposhtur ndaj terrorizmit shteteror te narkoshtetit dhe te bejme gjithçka per shpagimin e merituar ndaj ketyre banditeve, horrave dhe krimineleve qe nuk kane moral, ligj as dhe kushtetute.Fitore sb

 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/335221393795991/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here