Përfundon ekspertiza e automjetit të djegur…!!!

0
141

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka kryer ekspertizën e automjetit të djegur në fshatin Dritas nga grabitësit e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se në brendësi të automjetit nuk u gjetën gjurmë biologjike. E vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Policia mësohet se ka nisur të verifikojë në disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni dhe është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here