Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar avokatin Spartak Ngjela, i cili deklaroi në emisionin ‘Open’ se protestuesit e opozitës “i njoh nga kafkat që janë të paguar”.
“Nuk mund të thuash që i njoh nga kafkat. Nuk të zbresin ty amerikanët te shtëpia që na tregon ti planet e tyre”, tha Duma. Duma deklaroi në emisionin “Open” se ky deklarim i Ngjelës është një skandal.
Ngjela u përgjigj: “Ke ardhur të flasësh me mua apo për mua?”
Sipas avokatit, reagimi i policisë erdhi pasi protestuesit ishin të maskuar. Ish-deputetja tha se maskimi është simbolik dhe gjëja më normale e më perëndimore. Sipas Dumës, nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur.
Duma tha se ekuilibri më i madh ka qenë për të mbajtur paqësisht këtë protestë.
Kurse Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat e opozitës kanë qenë pa dhunë, por me incidente”.
Avokati Spartak Ngjela reagoi duke thënë se nuk mund të sulmohet Parlamenti.
“Mos e sulmo Parlamentin, pse e sulmon? Po të shkosh në Parlamentin e Francës, të nxjerr autoblindin ai”, tha Ngjela.