Mijëra parizianë, burra, gra dhe fëmijë, të moshuar dhe të rinj, vraponin për të parë me sytë e tyre shkatërrimin e simbolit të tyre të qytetit. Ata mbushën bregun e Seines, djathtas dhe majtas, duke mos dashur ta besojnë atë çfarë po shihnin.
Lot dhe lutje “Ave Maria”, në një përpjekje përfundimtare për të shmangur fatin. Imazhet flasin vetë.
Parisi për një çast humbi shkëlqimin e tij me djegien e katedrales së Notre Dame, por sigurisht me qytetarë të tillë do ta rimarrin atë.