Në aspektin historik, data 15 prill është një datë e cila sjell mjaft kujtime të dhimbshme, ditë të papritura me fatkeqësi natyrore dhe njerëzore.
15 prill 1865- Presidenti i SHBA-ve, Abraham Lincoln vdiq në mëngjes pasi John Wilkes e qëlloi atë. Presidenti i 16-të ishte duke ndjekur një shfaqje tek teatri ‘Ford’ në Washington kur u vra nga aktori i mirënjohur i asaj kohe.
15 prill 1912- Anija më e madhe e asaj kohe, fjala e fundit përsa i përkiste udhëtimit në det dhe oqeane, Titaniku u përmbys gjatë udhëtimit nga Anglia në New York.
15 prill 2013- Bombardimet në Boston gjate maratonës së Bostonit ku vdiqën 3 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Dhe tashmë 15 prilli tjetër sulmoi Francën dhe simbolin e shtetit të tyre.
Profeti francez Notradamus, mesa duket e ka parashikuar 500 vite më parë se katedralja “Note Dame” do të digjej. Në një letër të shkruar 500 vite më parë thuhet se “Zonja Jonë” do të digjet për mëkatarët.
“…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…,”.