Shqipëria në një moment dramatik! Rama provokon protestuesit…

0
158

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në rubrikën “opinion” në News 24 se Shqipëria është në një moment dramatik, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë bëri qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij, qytetarët dalin në rrugë dhe sheshe, sepse kërkojnë një demokraci gjithëpërfshirëse.

“Gjatë fjalimeve të tij në Kuvend, Rama provokon protestuesit. Protestuesit mblidhen aty pasi janë të thirrur nga PD. Shqipëria është në një moment dramatik. Kemi parë lidhje të krimit me qeverinë, në këtë kushte kur t’i nuk ke një qeveri për qytetarët, atyre iu lind e drejta të revoltohen.

Sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kjo është një betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe maxhoranca kërkon ta politizojë çështjen, pot kjo është një çështje kombëtare. PD Nuk kërkon pushtet me dhunë, por zgjedhje të lira. Me qytetarët do të shkojmë në fitore të sigurt”-tha Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here