Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në seli me kryetarin e LSI-së, Monika Kryemadhi për ecurine e aksionit opozitar.
Ndërkohë mësohet se Basha nesër në orën 12 do të mbledhë do të mbledhë Kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.
Në qendër të kësaj mbledhje do të jetë axhenda e opozitës për vijimin e aksionit.
Kujtojmë se ditën e nesërme do të ketë edhe seancë parlamentare. Ndërkohë tashmë është bërë e ditur, që sa herë mazhoranca mbledh Parlamentin, opozita zhvillon protesta.