Mafia vendase/ Shqiptarët dhe nigerianët bëjnë më shumë krime në Itali

0
172

Shqiptarët vijojnë të përbëjnë problem për autoritetet italiane. Sikundër nigerianët, edhe ata besohet se kanë të fuqishme mafie vendase, të cilët veprojnë në fusha të paligjshme.

Në një raport të fundit të policisë italiane, rezulton se emigrantët në shtetin italian kryejnë më shumë krime se vendasit. Një në 5 persona të arrestuar është emigrant, përkundër faktit se migrantët në Itali përbëjnë 8.7 për qind të popullatës së përgjithshme.

Sipas gazetës italiane “Il giornale”, nga 5173 persona të arrestuar në vitin 2018 nga forcat policore italiane, 990 ishin emigrantë. Sipas statistikave, rezulton se shqiptarët dhe nigerianët janë shtetasit e huaj që janë arrestuar më së shumti.

Pas tyre vijnë marokenët, rumunët dhe tunizianët. Fakti që nigerianët janë në statistika si personat më së shumti të arrestuar, është edhe prej faktit se në Itali janë zhvilluar së tepërmi banda nga Nigeria, kryesisht në fushën e tregtisë së drogës dhe prostitucionit, sikundër edhe trafikimi me njerëz.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here