Një 21-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje pas informacioneve të marra nga qytetarët.
Në prangat e policisë ka rënë 21-vjeçari me iniciale A.C., për të cilin policia kishte marrë informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga 21-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij.
Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.