Kreu i PD-së Lulzim Basha përsërit pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar se PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që është edhe një nga propozimet e tij të miratuara sot.
”Jemi i vetmi vend në botë ku 500 mijë shqiptarë janë larguar si pasojë e një regjimi të ardhur në pushtet me krimin e organizuar. Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. Duke iu rikthyer shqiptarëve shpresën duke rikthyer votën e lirë dhe të ndershme. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha pas mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD-së.