Deputetja e Parlamentit Holandez Madeleine van Toorenburg, përgënjeshtroi deklaratën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, sipas të cilit parlamentarja holandeze është mikeshë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Lidhur me këtë reagon edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon me kryedeputetin socialist.
“Deputetja holandeze Van Torenburg ka thënë se, nuk e njeh Lulzim Bashën, se Taulant Balla gënjen. Çudi pra! Ai nuk para gënjen”, shkruan Manjani.