Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë në studion e “360grade” të Artur Zhejit, komentoi vendimin e opozitës.
“Kryeministri nuk përfaqëson asnjë ideologji, socialistët e vërtetë janë shesh”, u shpreh Kryemadhi.
“Nuk është problem për të marrë godinën, por për të ndryshuar sistemin”, deklaroi ndër të tjera Kryemadhi.
Kryemadhi tha se opozita nuk është radikale, sepse nëse do ishte e tillë do ishin pushtuar me dhunë dhe armë institucionet.
Monika Kryemadhi: Në këto 30 vite është nga opozitat më konstuktive, seps enë çdo vend nëse do të ndodhte ajo që ka ndodhur në Shqipëri, nuk po hyj tek koncesionet, mjafton të lexosh “DASH”, “Reporterët pa Kufij”. Shohim studentët në Francë. Në çdo vend të botës nuk do të kishte qëndruar një sekondë kryeministër nëse do ishte kapur me vjedhje të votës, apo blerje. Një nga debatet me qytetarët është pse nuk jemi radikalë.