“Qeveria e Ramës ka bashkëpunuar me krimin”, Këshilli Kombëtar i PD-së miraton propozimet e Bashës

0
134

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi kryesisë marrjen e 3 vendimeve sot të rëndësishme, një prej tyre se PD do të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “Balkanweb” se Këshilli Kombëtar ka qenë dakord duke mbështetur unanimisht propozime.

TRE VENDIMET
Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here