E ftuar në emisionin “Opinion”, zv/ministrja e brendshme Rovena Voda, duke mos ditur si të mbrojë qeverinë e saj pas grushtit që i dha ditë më parë parlamenti holandez.
E pyetur nga moderatori Blendi Fevziu se, çfarë masash ka marrë policia shqiptare lidhur me kriminelët shqiptarë që kontrollojnë trafiqet në Holandë, ajo u shpreh se: “ I kemi ftuar”.
Por pas pyetjes së Fvziut të habitur: “Keni ftuar kriminelët?”, zëvendësja e Lleshit u mundua të rikuperonte gafën e saj.