Dy vjet pas zbulimit të depozitave të floririt në Sutter Mill, në vitin 1848 në Kaliforni, popullsia u rrit në mënyrë drastike nga 800 në 20 mijë banorë.
Zbulimi nxiti një prej migrimeve në masë më të mëdhenj që ka njohur historia e Amerikës.
Revista Smithsonian shkruan:
“Rritja e shpejtë e popullsisë e shtoi shumë presionin mbi industrinë modeste bujqësore. Fermerët nuk mundeshin të përballonin fluksin e të ardhurve dhe çmimet u rritën shumë. Ishte një qytet i uritur për proteina, por nuk kishte asgjë për të ngrënë. Nuk kishin infrastrukturën për të ushqyer të gjithë punëtorët meshkuj.
Sidomos pulat për vezë ishin të rralla dhe kushtonin deri 1 dollar copa, ekuivalenti i 30 dollarëve sot. Kur San Francisco u bë qytet, thirrja konstante ishte për vezë. Situata u bë kaq e zymtë, saqë dyqanet nisën të reklamojnë tabelat “kërkohen vezë” nëpër gazeta. Një reklamë e 1857 në Sonoma County Journal thoshte: “Kërkohen. Gjalpë dhe vezë për të cilat do të paguhet çmim i lartë”.
Kërkesa për vezë i shpuri sipërmarrësit drejt një burimi të pazakontë: një arkipelag 211 akër, 26 milje në perëndim të Golden Gate Bridge, njohur me emrin Ishujt Farallon. Ata janë një vend shumë dramatik. Duken si një copë hëne që ka rënë në det.
Mund të thuhet pra, se kjo u shndërrua në një shans”vezësh floriri” për biznesmenët. / bota.al